30 vjet më parë, Amerika filloi të transportonte ushqim në Rusi nëpërmjet një ure ajrore.
Ishte një veprim i madh. Rusia ishte e shkërmoqur nga rënia e komunizmit, miliona rusë ishin të uritur, shkaku i politikave të gabuara që kishin komunistët.
Amerika bashkë me disa shtete morën iniciativë duke ndihmuar Rusinë me 2 mijë e 274 tonelata me ushqime. Operacioni u quajt “Jep shpresë” dhe ndihma ushqimore u dërguan në Moskë, Shën Petersburg., Kiev, Minsk, Kishinau, Jerevan, Alma-Ata, Dushanbe, Ashgabat, Baku, Tashkent, Bishkek.
Gjatë fazës së parë të operacionit, e cila zgjati deri në fund të shkurtit, Forcat Ajrore të SHBA-së kryen 65 fluturime dhe dërguan 2 mijë e 274 tonë furnizime humanitare.
Operacioni përfshinte jo vetëm avionë të Forcave Ajrore të SHBA-së, por edhe avionë civilë të ngarkuar nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së. Fillimisht, ndihma u nda nga stoqet e mbetura nga Lufta e Gjirit.
Bashkimi Sovjetik nisi të shpërbëhej shkak i varfërisë ekstreme që po përjetonin rusët. Për një litër qumësht banorët detyroheshin të zgjoheshin në 5 të mëngjesit për të pritur në rend për shumë orë, dhe sërish nuk kishte.
Gjendja që përshkruhej në atë kohë, ishte mungesë totale e miellit, bukës, vajit, sheqerit, kafes, mishit etj. Bota u alarmua nga uria në Rusi dhe ndërmorën masa, duke i ndihmuar me ushqim.
30 vite pas, përkundër që varfëria në Rusi mbizotëron, presidenti i këtij shteti, Vladimir Putin, ka marrë zemër dhe po kërcënon me luftë vendet Evropiane, duke i kushtëzuar me pranimin në NATO të Ukrainës.







