Kur bën miting partia nuk është problem që të parkosh në lulishte, standardi i Veliaj

Partia Socialiste e Shqipërisë ka zhvilluar ditën e sotme Kongresin e saj, ku mes të tjerave u konfirmua me anë të një mitingu në sheshin “Nënë Tereza” Erion Veliaj, si kandidat për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës.

Por ndërsa ky i fundit pas protestave të opozitës ka publikuar foto me pemë të thyera, makinat e eksponentëve të maxhorancës janë parkuar në lulishte. Për Veliajn kjo nuk përbën problem.

“Nisma #Thurje” ka publikuar një video ku shihen makinat e zyrtarëve socialistë, të parkuara në lulishten pas Pallatit të Kongreseve, ku edhe u mbajt Kongresi i PS.

Në postimin në fjalë thuhet: “Kur ti parkon gabim, brenda 2 minutash të vjen gjoba ballit. Mjetet e Partisë, jo vetëm nuk gjobiten për parkim në lulishte, por i ruan Policia e Shtetit. Sepse ligji vlen vetëm për ne, Partia dhe Kongresi janë mbi ligjin”.

Për më shumë shihni videon e mëposhtme: