Arbënesha Kuqi, kandidate e PDK-së për kryetare të komunës së Gjakovës ka vazhduar të martën fushatën duke takuar banorë të fshatit Doblibare, ku nga ta ka marrë përkrahje. Së bashku me kandidatin për asamble komunale Fran Perdedaj kanë para nga afër problemet e shumta më të cilat ballafaqohen banoret e këtij fshati. Ajo banoreve iu ka premtuar kushte më të mira nëse arrin të marrë votat për tu bërë kryetare e komunës së Gjakovës

Ja postimi i saj i plotë:

Së bashku me kandidatin për asamble komunale Fran Perdedaj, vizituam fshatin Doblibare, i cili karakterizohet me shumë pasuri natyrore, mirëpo dora e qeverisjes komunale nuk ka arritur deri këtu. Rruga “Shpresa Krasniqi” vazhdon të jetë e pa rregulluar si dhe pa ndriçim. Po ashtu, në të njëjtën gjendje është dhe rruga “Kuvendi i Lezhës” e pa asfaltuar. Një premtim që nuk u realizua asnjëherë nga komuna e Gjakovës.

Së bashku me Partinë Demokratike të Kosovës do jemi kudo me qytetarin.