KUPA LIVE: Trepça 89 shënon për rezultatin 4-1

Tre minuta pasi u ndëshkua edhe me golin e katërt, skuadra vendëse e kësaj ndeshjeje, Trepça 89, ka arritur që të shënojë gol kundër Feronikelit përmes Ardian Mujës (’73), duke ngushtuar epërsinë në 4-1.

Feronikeli realizon për herë të katërt

Skuadra e Feronikelit ka shënuar edhe golin e 4-të në ndeshje në minutën e 70-të, kësaj radhe përmes Kastriot Rexhës, duke ia shuar kështu gjasat pothuajse përfundimisht Trepçës 89 që të prek Evropën.

Skuadra fituese e Superligës së Kosovës, Feronikeli, ka shënuar edhe golin e tretë në minutën e 67-të përmes Albutrint Morinës.

Feronikeli dyfishon epërsinë

Në minutën e 27-të, Mendurim Hoti dyfishon epërsinë ndaj Trepçës 89.

Feronikeli kalon në epërsi

Ka shënuar Astrit Fazliu i Feronikelit për rezultatin 0-1 ndaj Trepçës 89.