Kupa e Kosovës

​Kupa e Kosovës vazhdon sot me tri ballafaqime

Pas ditës së djeshme ku u zhvilluan dhjetë ndeshje, faza 1/16 e Kupës së Kosovës vazhdon sot edhe me tri ballafaqime të tjera.

Ulpiana përballet me Vjosën, Prishtina e Re e pret Beharin, kurse klubi i themeluar këtë vit, Suhareka do të ketë punë me Trepçën e Mitrovicës, raporton KosovaPress.

Të gjitha këto ndeshje nisin nga ora 12:00.Deri më tani, skuadrat e kualifikuar në fazën tjetër janë këto: Drita, Ballkani, Feronikeli, Dukagjini, 2 Korriku, Prishtina, Gjilani, Rilindja, Vëllaznimi, Trepça ’89, Llapi dhe Malisheva.