Kumbulla në dyshim për ndeshjen me Anglinë

Lajme aspak të mira për Kombëtaren Shqiptare, në prag të ndeshjes me Anglinë, e cila do të zhvillohet ditën e nesërme, duke filluar nga ora 18:00, në stadiumin “Air Albania”.

Titullari i mbrojtjes, Marash Kumbulla, rrezikon të mungojë në ndeshjen me Anglinë. Mbrojtësi ka dhimbje në gju dhe do bëjë ekzaminime, për të parë nëse mund të luajë në ndeshjen e nesërme apo jo, raportojnë mediat në Shqipëri.

21-vjeçari është një nga lojtarët kryesorë të Kombëtares, teksa për ndeshjen e nesërme ishte planifikuar si titullar nga trajneri Reja. Pasi të merret përgjigjja e ekzaminimeve, do të vendoset më pas, nëse Kumbulla do të luajë apo jo në ndeshjen me “Tre luanët”. Mbetet të shihet se çfarë do të thotë trajneri Edi Reja në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Anglinë.