Transferimi i ri i Juventusit, Dejan Kulusevski, ka thënë se nuk ka menduar dy herë për shkuarjen te ‘Zonja e Vjetër’.
Ai kompletoi trasnferimin te Juve të enjten për një shumë prej 35 milionë eurove plus bonuse, derisa pasi nënshkroi kontratën, do të kthehet në formë huazimi ku ishte, te Parma.
“Jam shumë i lumtur, 2020 s’ka mundur të fillojë më mirë”, u shpreh ai.
“Është dita më e rëndësishme për mua, shokët, familjen dhe të gjithë që kanë punuar me mua”.
“S’kam menduar dy herë kur kam pranuar ofertën, mund t’i them tifozëve të Juves se do të jap maksimumin kur të arrijë në korrik, do të japë gjithcka për këtë fanellë”.







