Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Lahi Brahmiaj në një intervistë për Ballkani.info, ka treguar se Kulla e familjes së tij në fshatin Shqiponjë, ish Jabllanicë, është ndërtuar para më shumë se 100 vjetësh.
Brahimaj ka dhënë detaje se Kulla ka shërbyer edhe në Luftën e Parë Botërore, por roli i saj më i madh ka qenë në luftën e lavdishme të UÇK-së.
“Përmes kësaj Kulle kanë kaluar shumë dëshmorë, shumë liderë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që sot janë edhe në politikë dhe në të gjitha nivelet e qeverisjes”, ka thënë ai.
Brahimaj i ka përmendur edhe disa nga mysafirët e shumtë që kanë qëndruar në këtë kullë në periudha të ndryshme.
“Përmes kësaj Kulle fillimisht prej njerëzve të parë si pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë Nait Hasani, pastaj kanë vazhduar Zahir Pajaziti, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Sylejman Selimi, Mujë Krasniqi, Ilaz Kodra, Sami Lushtaku, Fatmir Limaj, Ismet Jashari-Kumanova, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, Abeja, ka qenë një oficer tjetër CD-ja. Pothuajse të gjithë emrat e fuqishëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që kanë lëvizur në Kosovë së paku një natë e kanë bërë në këtë kullë”, ka thënë ai.
Brahimaj ka treguar mbledhja për themelimin e Zonës Operative të Dukagjinit është mbajtur në këtë Kullë. “Në atë takim është emëruar komandanti i Zonës Operative Ramush Haradinaj”, ka shtuar ai.
Më poshtë e gjeni në deklaratën e plotë:
BONUS VIDEO







