Kuksianët protestojnë sot në Morinë kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për tri vaksinat

Banorët e Kukësit të Shqipërisë do të protestojnë në mënyrë paqësore sot nga ora 10:00, në pikën kufitare në Morinë,

Përmes kësaj proteste ata kërkojnë heqjen e “pengesës” për lëvizje të lirë të shtetasve shqiptarë, të cilës nuk kanë marrë tri dozat e vaksinës kundër COVID-19, siç e parasheh vendimi i Qeverisë së Kosovës, që askush nuk mund të hyjë në Kosovë pa pasur dëshminë e vaksinimi me të tri dozat e vaksinës.

“Njoftohen të gjithë banorët e rrethit të Kukësit se më datë 24.01.2022 në orën 10 do të zhvillohet një grevë paqësore pranë doganës së Morinit. Për arsye të heqjes së pengesave të lëvizjes së lirë të shtetasve shqiptarë nga ana e Qeverisë së Kosovës. kërkojmë mbështetjen e të gjithëve pasi nuk është protestë politike por paqësore në shërbim të komunitetit”, ka njoftuar organizatori i kësaj proteste Rakip Matmuja.

Rishqyrtim të kësaj mase përveç banorëve të Kukësit, po kërkon edhe zëvendësministri i Maqedonisë së Veriut, Ilir Hasani, i cili ka thënë se “kufizimi i lëvizjes mes Kosovës dhe Maqedonisë epidemiologjikisht nuk ka asnjë peshë për momentin”.