Shefi i delegacionit të Parlamentit Evropian për bashkëpunim me Serbinë, Eduard Kukan, e ka kritikuar Bashkimin Evropian për shkak të mungesës së lidershipit në drejtimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka vlerësuar se marrëveshja ndërmjet dy vendeve do të jetë punë për pasardhësen e Federica Mogherinit, shefes aktuale të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

Sipas Kukanit, në këtë mandat, Komisioni Evropian më nuk ka kohë për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi, transmeton Ballkani.info.

“I kërkoj faljes zonjës Mogherini, por Bashkimi Evropian ka treguar mungesë të udhëheqjes në dialogu”, ka thënë Kukan.

Sipas tij, bisedimet e tilla (Kosovë-Serbia), mund të kenë sukses vetëm nesër tregohet lidership i fuqishëm.

“BE-ja duhet të jetë këmbëngulëse dhe e vendosur në dialog, që më mirë t’i parashikoj zhvillimet dhe të reagoj ndaj tyre”, ka thënë Kukan.

Bashkimi Evropian hyn në zgjedhje të përgjithshme në muajin maj. /Ballkani.info/