Kujt i kërset, kryeministër?

Askujt si kërset KM për deklarimet e Agimit e as për frikën që e ke ti për dështim, sepse këtë të fundit është dashur ta parashikosh. Nuk je ti i pari e as i fundit.

E para

Frika nga negociatat që priteshin, dhe ajo që ti do të detyroheshe të nënshkruaje! (Për këtë nuk hoqe taksën).

E dyta

Kjo pandemi, frika se gjithçka do të rrëshqiste nga duart dhe nga kontrolli!. Gjendja e jashtëzakonshme, që nga momenti që e propozoi Presidenti, ti nuk vure gjumë në sy!

(Ky i fundit më mirë të rrinte në Burojë dhe të krasiste).

E treta

… dhe e vërteta, ti nuk mbijeton, por jeton. Këtë po e kërkojnë edhe 1.8 milionë qytetarë të Kosovës në këtë kohë pandemie, e që shpresat i kishin në ty dhe në këtë koalicion… e vërtet ti jeton, por sa nga këta qytetar (larg qoftë) nuk do të jetojnë. Kush do të marr përgjegjësi? Sigurisht përgjegjës do të jenë ata që jetojnë!.

E katërta dhe e fundit

Nëse large qoftë kjo pandemi nuk kalon dhe merr jetëra njerëzish në këtë vend, nga koalicioni i shpresës do mbaheni mend për jetë të jetëve si koalicioni i vdekjes!. Kot jetoni pastaj!

Më duhet edhe e pesta

Ikni krejt dhe me këtë vend le të udhëheqë Arben Vitia dhe Lumir Abdixhiku!.

Shumë i shqëtesuar, i mërzitur, i mllefosur, dhe brengosur!.