Video

Kujdes rruga Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Kijevë është e pa pastruar, nuk shihet asnjë borëpastrues

Si pasojë e reshjeve të borës është mbuluar rruga Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Kijevë.

Lexues të Ballkanit.info kanë dërguar një video ku shihet se rruga është e mbuluar me borë, ku edhe paraqet rrezik të madh për veturat.

Në video shihet se rruga është e vështirë e kalueshme, gjë që kërkon kujdes të madh nga vozitësit.

Në videon e dërguar nga lexuesit nuk është parë asnjë borë pastrues./Ballkani.info/

Më poshtë keni videon: