Kujdes, nëse shefi juaj ka këtë shenjë horoskopi – s’do i keni punët mirë

Të jesh një udhëheqës fantastik zakonisht do të thotë një kombinim i gatishmërisë për kompromis, logjikë dhe kujdes të mjaftueshëm për njerëzit e tjerë.

Por, jo të gjithë i kanë këto cilësi dhe disa njerëz thjesht nuk kanë lindur për pozicione drejtuese.

Sipas horoskopit, shefat më të këqinjë janë Ujorët.

Ujorët konsiderohen si lider të dobët, edhe pse kanë aftësitë e një lideri.

Ata mund të vijnë me ide dhe koncepte krejtësisht të reja. Problemi me të cilin përballen është se ata mendojnë krejtësisht ndryshe nga njerëzit e tjerë dhe e kanë të vështirë të përcjellin idetë e tyre tek të tjerët.

Ata janë shumë të njohur për ekzagjim në punë e tyre dhe presin të njëjtat gjëra nga të tjerët.

Puna jashtë orarit, puna në fundjavë ose pushime është diçka që Ujori e konsideron krejtësisht normale dhe dëshiron që punonjësit e tij të sillen në të njëjtën mënyrë.

Gjithashtu, nëse zemërohen me njërin nga punonjësit, ata e kanë zakon të bëjnë thashetheme pas shpine.

Ujori rekomandohet të punësojë bashkëpunëtorë të duhur të cilët do të jenë të ngarkuar me kujdesin për punonjësit.