Kujdes: Në këtë lagje të Prishtinës po thyhen veturat, deri dje cak i hajnave kanë qenë 7 prej tyre

Në lagjen ‘Mati 1’, janë thyer 7 vetura ku nga to janë marrë edhe disa elemente si sinjalizues, radio e navigacion.

‘Marakli t’kerreve’ janë grupi më i madh në Facebook ku vazhdimisht anëtarët e këtij grupi publikojnë fotografi dhe video nga ngjarje të ndryshme, si aksidente e vjedhje.

Së fundi një nga anëtarët e këtij grupi ka njoftuar që në lagjen ‘Mati 1’ po thyhen vetura një pas një.

Sipas tij deri dje janë thyer 6 deri në 7 vetura ku nga to janë marrë elemente të ndryshme dhe u janë thyer xhamat.

Për thyrje të tilla është raportuar edhe nga anëtarë të tjerë të këtij grupi, ku kanë treguar se cak i hajnave janë veturat e shtrenjta dhe se nga to po marrin drita, radio dhe navigacione.

Më poshtë njoftimi i plotë te Marakli t’kerreve.