Kufomat e familjes Krasniqi që vdiqën në një aksident në Gjermani, mbërrijnë në Kosovë

Kanë arritur në aeroportin “Adem Jashari” kufomat e tre anëtarëve të familjes Krasniqi, të cilët vdiqën tragjikisht pas një aksidenti në Gjermani.

Sot në orën 16:00 do të mbahet varrimi i tre viktimave që vdiqen tragjikisht pas një aksidenti në Gjermani.

Varrimi i tyre do të bëhet në varrezat e fshatit Rahovicë të Ferizajt.

Ditë më parë tre anëtarë të një familje nga Kosova humbën jetën në Gjermani në një aksident trafiku.

Ata ishin duke u kthyer nga Kosova për në Zvicër.

Aksidenti ndodhi në autostradën federale 31, midis lokaliteteve Uhldingen-Muhlhofen dhe Meersburg, trafiku mes një makine Audi dhe një kamioni.

Ngjarja ka ndodhur në mëngjes, pak para orës 09:00, sipas raportimeve të mediave gjermane.