Kufjet wireless të Samsung ofrojnë më shumë dhe kushtojnë më pak sesa Apple AirPods

Çfarë duhet të bëjnë prodhuesit e telefonëve për të krijuar kufje wireless më të mira sesa Apple AirPods? Shumica e kompanive besojnë se përgjigja është performancë më e lartë, izolim i zhurmës dhe jetëgjatësi baterie. Por sa herë që e arrijnë këtë objektiv, kufjet kushtojnë më tepër.

Rivali numër 1 i Apple, Samsung ka arritur të gjejë një zgjidhje pa kompromentuar objektivat e lartpërmendura kur prezantoi mbrëmjen e kaluar kufjet wireless Galaxy Buds.

Ato kushtojnë 129 dollarë dhe shiten nga data 8 Mars. Vinë falas nëse blini telefonin me palosje Galaxy Fold, Galaxy S10 dhe S10 Plus. Në Evropë shiten nga data 29 Mars për 149 euro.

Kasa e tyre është e përafërt në dizajn me atë të Apple. Kufjet premtojnë 6 orë jetëgjatësi baterie gjatë një telefonate dhe 7 orë gjatë dëgjimit të muzikës.

Çfarë i bën të veçanta kufjet?

Por tipari më futuristik i tyre që i diferencon nga të tjerët është karikimi wireless. Madje mund të karikohet edhe nga vetë Galaxy S10. Kjo praktikë është e dobishme në dy skenarë: kur keni rast emergjence ose kur doni tu tregoni miqve çfarë janë në gjendje të bëjnë.

Interesant është fakti se Samsung me sukses ka kopjuar procesin e vendosjes në karikim të kufjeve wireless. Thjeshtë duke hapur kapakun e këllëfit ku mbahen kufjet dhe të pas të shtypni butonin Pair në tablet ose telefon.

Samsung krenohet se Galaxy Buds janë përshtatur nga AKG. Ky i fundit është një markë e njohur e audios në pronësi indirekte të Samsung përmes Harman. Përdorimi i markës na kujton atë të Leica dhe Hasselblad tek Huawei dhe Motorola.