Kuçi publikon pamje nga turma të mëdha para marketeve: Vendimi i qeverisë po rrezikon të shpërndahet virusi

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ka reaguar ashpër pas vendimit të qeverisë në detyrë,.

Kuçi ka publikuar pamje nga turma të mëdha të njerëzve nëpër markete, teksa ka thënë se fatkeqësisht kjo shkakton shpërndarjen më të lehtë të virusit.

Kuçi ka shtuar se dikush duhet të jap përgjegjësi.

Shkrimi i plotë:

Masat kufizuese për së dyti po shkaktojnë tollovi dhe turma në banka e markete për shkak të kohës së shkurtër për t’u furnizuar. Kjo fatkeqësisht siguron shpërndarjen e virusit më lehtë.

Janë po këto masa që do të rrisin numrin e vdekjeve si nga virusi dhe nga stagnimi ekonomik tek i cili po nisemi.

Gabimi më i madh, të kujtojme, ishte vendimi i ndalimit të lëvizjes deri në ora 17:00. Tash ky. Dikush do të marrë përgjegjësi, por do të jetë shumë vonë!