Kuçi kritika Qeverisë: Po ua heq shtesat simbolike pensionistëve që veç në barna i kanë shpenzuar

Zëdhënësaj e PSD-së, Natyra Kuçi, permes një shkrimi në Facebok ka thënë se tri Qeveri në Pandemi braktisën qytetarët.

Tutje Kuçi ka hedhur kritika edhe në drejtim të Qeverisë Kurti që tashmë është në pushtet.

Ajo ka thënë se të njëjtit po u heqin shtesat simbolike pensionistëve që veç në barna i kanë shpenzuar.

“Edhe qeveritë e djathta nëpër botë kanë implementuar masa mbështetëse krahas masave të pandemisë. Tek ne, një qeveri e deklaruar e majtë, nuk e bënë asnjërën; as nuk siguron shëndetin e qytetarëve as nuk ndërmerrë hapa për të ndihmuar punëtorët e të papunët” shkruan Kuçi në Facebook.

Reagimi i plotë:

3 qeveri në 1 pandemi; 3 qeveri që braktisën qytetarët.

Në vend të mbështetjes, braktisje. Në vend të solidaritetit me shumicën, ndihma për pakicën.

Edhe qeveritë e djathta nëpër botë kanë implementuar masa mbështetëse krahas masave të pandemisë. Tek ne, një qeveri e deklaruar e majtë, nuk e bënë asnjërën; as nuk siguron shëndetin e qytetarëve as nuk ndërmerrë hapa për të ndihmuar punëtorët e të papunët. Edhe më keq se kaq, tash po ju heq pensionistëve, qytetarët me më së shumti vdekje gjatë pandemisë, shtesat simbolike që iu dhanë; shtesa që sigurisht veç në barna iu kanë shpenzuar.