Legjitimiteti

Kuçi i PDK-së: Pa LDK-në, nuk ka marrëveshje përfundimtare me Serbinë

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi konsideron se pa LDK-në, nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

Sipas tij, Thaçi ka një dilemë, se duhet ta bëjë një kohezion, në radhë të parë me koalicionin qeverisës, sepse edhe koalicioni qeverisës, sipas tij shihet që është i ndarë në këtë drejtim.

Ai ka shtuar për “Blic Interview me Astrin Gashin se koalicioni qeverisës duhet të kërkojë legjitimitet kushtetues, minimum të kërkojë dy të tretat nga partnerët që janë në pozitë, pastaj duhet të tentojë edhe për konsensus nacional që përfshinë edhe botën akademike, përfshirë edhe shoqërinë civile, edh mediat edhe të tjerët.

“Ai (Thaçi) ka një dilemë, se duhet ta bëjë një kohezion, në radhë të parë me koalicionin qeverisës, sepse edhe koalicioni qeverisës po shihet që është i ndarë në këtë drejtim, pastaj duhet të kërkojë legjitimitet kushtetues, minimum të kërkojë dy të tretat nga partnerët që janë në pozitë, pastaj duhet të tentojë edhe për konsensus nacional që përfshinë edhe botën akademike, përfshirë edhe shoqërinë civile, edh mediat edhe të tjerët. Nuk është punë aq e vogël që të mund ta kryej këtë një grup i njerëzve këtë. Kjo mund të jetë një ide pak futuriste, duhet ta shohim pak edhe garancinë e ndërkombëtarëve por pa një ‘akrijim’ të ambientit të tillë edhe sikur të arrihet marrëveshja e mirë, ne kemi përvoja që në Ballkan me vite shkon deri sa të implementohet. Prandaj, kërkon një punë, një angazhim sa më të madh sesa deri më tani”, ka thënë Kuçi.

“Nuk mjafton vetëm ideja, ka nevojë që të konkretizohet ideja, ka nevojë që të diskutohet dhe ka nevojë që të fitohet, po e them prapë. Edhe në këtë vendin tonë nuk fitohet legjitimiteti demokratik shpeshherë pa qenë ato forcat që kanë identitet politik, për vite me radhë në Kosovë.Mendoj që ka qenë gabim deri më tani, se më shumë është diskutuar për individin se kush i menaxhon negociatat, më shumë është diskutuar për personin që mund të jetë. Më shumë është diskutuar për mënyrën e menaxhimit vendor, sesa për përmbajtjen e marrëveshjes”.

“Unë mendoj që këtu LDK-ja duhet të jetë pjesë e procesit, partnerët e koalicionit duhet të jetë, por unë mendoj që edhe Vetëvendosja duhet të jetë do të thotë pjesë e procesit, natyrisht që minoritetet besoj që pajtohen, por edhe bota akademike, shoqëria civile dhe mediat”.