Ku po i mban milionat ministri i Brendshëm, vetëm 410 euro i deklaron në bankë

Agjencia Kundër Korrupsionit ditë më parë ka bërë publike deklarimet e pasurisë nga ana e zyrtarëve shtetëror.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa posedon rreth 2 milionë euro pasuri të paluajtshme. Në to përfshihen banesa, toka, shtëpi dhe lokale.

I njëjti ka në pronësi një veturë të tipit ‘Toyota’ e cila kap vlerën prej 10 mijë eurosh.

Para nga ministria, Mustafa merr më shumë se dy mijë euro, ndërsa pagë merr edhe nga QKMF e Ferizajt.

Si gjithë të tjerët, edhe ministri i brendshëm është në kredi, dhe ka borxh rreth 200 mije euro.

Mirëpo, përkundër pasurisë Mustafa duket se nuk mbanë të holla të gatshme në institucione financiare. Ai ka deklaruar se i posedon vetëm 410 euro në bankën TEB, 200 euro bashkëshortja e tij ndërsa 2500 fëmijët.