Kreshnik Gashi nga BIRN e ka pyetur Arbër Vokrrin, zv/ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal se “Kryetarët paralelë të komunave të veriut ku janë?”.

“Andej pari jetojnë. Pretendojnë me ushtru atë funksion. Krejt e dimë se sa mund japim rroga”, deklaroi zëvendësministri Arbër Vokrri.

Teksa shtoi se kryetarët paralelë nuk i pyet askush për asnjërën nga komunat veriore dhe se nuk është diçka interesant.

“Po kallëzoheni shumë të vrazhdë dhe jokoordinues me faktorin ndërkombëtar, se po i toleroni. Nuk është interesant, ata janë kryetarë paralelë. Nuk i vet askush ata, as për Leposaviqin, as për Zveçanin e as Zubin Potokun, a Mitrovicën”, deklaroi Vokrri në “Debat Plus”.