Ku ia huqën Dhurata Dora e Lumi B me këngën ‘Simpatia’ sipas Edona Llalloshit?

Është një nga këngëtaret shumë të pëlqyera nga publiku shqiptar, këngët e saj kanë qenë hite ndër vite dhe janë pëlqyer nga publiku i gjerë.

Fjala është për Edona Llalloshin e cila vazhdon të jetë aktive në skenën muzikore shqiptare, kështu duke sjell këngë për dëgjuesit e muzikës së saj.

E kur jemi te hitete që ka sjell përmendim këngët: “Simpatia”, “Për ty po flas”, “ditë për ditë”, “Borxhi i dashurisë” e shumë e shumë tjera, disa prej të cilave kanë ardhur edhe si ripërpunime.

E fundit këngë e Edonës që u ri soll për publikun, ishte ajo me titull “Simpatia” nga Dhurata Dora dhe Lumi B.

Këngëtarja për emisionin #gjesi në T7 ka folur për këtë ripërpunim. Edona ka deklaruar se këtij ripërpunimi i ka munguar diçka, e që sipas saj, do të duhej të përfshihej, pasi ai e ka bërë të veçantë këtë këngë.