Kujdes

Ku dënohet me burg tradhtia bashkëshortore?

Të tradhtosh bashkëshortin është ende e paligjshme në disa shtete. Shumica e shteteve tradhtinë bashkëshortore e përcaktojnë si akt mashtrimi, marrëdhënien seksuale mes një personi të martuar dhe një person tjetër përveç bashkëshortëve të tyre, transmeton ATSH.

Dënimet për këtë akt ndryshojnë shumë në varësi të vendndodhjes.

Arizona- Bashkëshorti juaj dënohet deri në 30 ditë burg. Dhe jo vetëm ai do të penalizohet, por edhe personi tjetër.

Florida- Në një vend ku shumica del me bikini, si mund të përmbahesh? Nëse tradhton mund të bëjnë deri në dy muaj burg dhe gjobë 500 $.

Kanzas- Marrëdhënia me dikë tjetër përveç bashkëshortit tuaj dënohet deri në një muaj në burg dhe me gjobë deri në 500 $.

Illinois- Pasojat për tradhti bashkëshortore në Illinois shkojnë deri në një vit burg për të dy ata që tradhëtojnë.

Massachusetts- Është konsideruar një krim me një gjobë deri në 500 $ dhe dënim me burg deri në tre vjet.