Kthimi i pagave në sistemin e drejtësisë pa rritje, reagon Hykmete Bajrami

Qeveria Kurti në mbledhjen e sotme ka shfuqizuar vendimin e Qeverisë Haradinaj të marrë në vitin 2017, duke ua kthyer pagat prokurorëve dhe gjyqtarëve sikur para rritjes. Për këtë vendim ka reaguar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Në një postim në profilin e saj në Facebook, deputetja Bajrami tha se vendimi për uljen e pagave në sistemin e drejtësisë është bërë në një kohë turbulente.

Ajo ka pyetur “Pse pikërisht tash ky vendim”.

Reagimi i saj i plotë:

Në kohë turbulente për gjithë vendin, në mbledhjen e 109-të të Qeverisë, Kryeministri/Qeveria, në pikën e 3-të e rendit të ditës, nxjerr vendim që t’i ulë pagat për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët me arsyetimin se tani ka bazë për ta bërë një një gjë të tillë, pasiqë Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar Ligjin për Pagat. Kryeministri po harron se këto kushte janë përmbushë nga 30 qeshori 2020, kur Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar Ligjin e për Pagat. Pyetja është pse pikërisht tani ky vendim?!

Edhe me kontradiktore kjo bëhet kur në të njëjtën ditë votohet Ligji i Pagave i hartuar nga vetë Qeveria Kurti II dhe i përcjellet Kuvnedit.