Pas suspendimit

Kthehet në punë Elhami Hajdari, kryeshefi i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (DOKUMENT)

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) Nenad Rikalo më 8 maj të këtij vitit e kishte suspenduar nga puna kryeshefin e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Elhami Hajdarin.

Arsyeja për këtë suspendim ishte mos bashkëpunimi i tij.

Mirëpo, dje, e martë, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka marrë vendim për shfuqizimin e vendimit për pezullim nga puna të Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë për Zhvillim e Bujqësisë, Elhami Hajdari.

Në vendimin që e ka siguruar Ballkani.info, thuhet se ky vendim është marrë bazuar në vendimin e Këshillit të Pavarir Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, i cili paraqer titull ekzekutiv sipas neneve 21, 22 paragrafi I pika 1.2 e pambarueshëm sipas nenit 24 paragrafi 3 dhe nenit 27 paragrafi 1 të LPP-së.

Pastaj vendimi bazohet edhe në aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë të datës 17.09.2018.

“Elhami Hajdari kthehet në bendin e punës Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nga data 5 nëntor 2018 me të gjitha të drajtat dhe detyrat e përcaktuara sipas vendimit numër 08/81 të datës 23.03.2016, duke bërë kompensimin e shumës së ndaluar të pagës në lartësi prej 50 % nga data 08.05.2018 deri më datën 05.11.2018”, thuhet nder tjerash në vendim.

Bazuar në këtë vendim, obligohet Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë dhe DF&SHP- Divizioni për buxhet dhe financa për zbatimin e këtij vendimi.

Vendimi është nënshkruar nga ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo. /Ballkani.info/