Kthehen kosovarët: Propozim vendimi i Qeverisë për ata që vijnë nga Shqipëria, i ‘frikëson’ qytetarët që ishin duke pushuar atje

Në pikën kufitare në Vërmicë është shtuar fluksi i veturave që po dëshirojnë të hynë në Kosovë. Aty pritjet janë deri në 15 minuta, ndërsa kolona afër 70 metra.

Qeveria e Kosovës së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë pritet të marrë disa masa të reja në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Në bazë të propozim vendimit të publikuar në media si dhe i bërë i ditur nga vet ministri Armend Zemaj, pritet të vendoset që nga 30 korriku, 2020 të gjithë-shtetasit e Republikës së Kosovës që vijnë nga vendet me risk të lartë të infeksionit (Republika e Shqipërisë, Maqedonisë së veriut, Malit të zi dhe Serbisë) obligohen të vetë-izolohen për 7 ditë në shtëpitë/banesat e tyre.

Gjithashtu pritet që të merret vendim, se të gjithë shtetasit e Kosovës që prej datës 30 korrik, dalin jashtë territorit të Republikës së Kosovës dhe nuk kthehen brenda 48 orëve obligohen të dëshmojnë se janë të shëndosh nga COVID-19 me testin RT-PCR në Sars COV-2, në të kundërtën obligohen të vetë-izolohen për 7 ditë në shtëpitë apo banesat e tyre.

E si duket ky vendim i propozuar i ka ‘frikësuar’ qytetarët që kanë qenë duke bërë pushime në Shqipëri.

Në bazë të të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme në lidhje me fluksin në pikat kufitare, raportohet se në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërinë, në Vërmicë, fluksi është rritur në pjesën për të hyrë në Kosovë.

Aty pritjet për të u futur brenda territorit janë deri 15 minuta, ndërsa kolona deri 70 metra.

Më poshtë keni njoftimin e MPB’së.