KDI

Kryeziu: Vrasjet e shpeshta po e bëjnë jetën të frikshme në Kosovë, shteti duhet të jep përgjigje

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka reaguar ndaj vrasjeve të fundit në Kosovë.

Ai ka vlerësuar se këto vrasje janë tronditëse dhe po e bëjnë jetën në rrezikshme në Kosovë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kryeziu ka shkruar se institucionet e shtetit duhet të japin përgjigje për këto vrasje të rënda.

“Vrasjet e shpeshta janë tronditëse dhe po e bëjnë jetën të frikshme në Kosovë. Institucionet e shtetit duhet të japin përgjigje, a janë të parandalueshme këto ngjarje dhe çfarë po bëhet për t’i parandaluar ato? Cilat janë arsyet dhe shkaqet që këto vrasje janë bërë më të shpeshta dhe kanë marrë tendenca shqetësuese dhe të frikshme për sigurinë e qytetarëve?”, ka shkruar Kryeziu.