Kadri Kryeziu

Kryeziu: Serbia ka penguar hyrjen e Kosovës në KiE, nuk respektoi marrëveshjen e Ohrit

Ish-gjykatësi në Kushtetuese, Kadri Kryeziu është shprehur se Serbia ka penguar hyrjen e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kjo sipas Kryeziut, nuk bie ndesh me marrëveshjen e Ohrit.

“Kërkesat e kryeministrit janë kërkesa legjitime dhe janë të drejta në aspektin politik, por kërkesat në aspektin diplomatik nuk krijojnë ndonjë efekt”, thotë Kryeziu në Info Magazaine të Klan Kosova.

“Marrëveshja e Ohrit, është marrëveshje e zotimeve për zbatimin e 29 marrëveshjeve, në mesin e tyre është edhe neni 7 i cili i sanksionin dhe ku thotë se palët ose shtetet të ndërhyjnë për integrimin e tyre në mekanizamat ndërkombëtar”.

“Serbia jo vetëm që nuk e ka respektuar atë, por Serbia ka krijuar komisione të veçanta specifike për pengimin e Kosovë të hyjë sidomos në Këshillin e Evropës, edhe njëherë forme ka pasur sukses”, tha ai.