Kryeziu: Liderët politikë të ulen në tryezë të përbashkët dhe të heqin taksën plotësisht

Drejtori ekzekutiv i KDI, Ismet Kryeziu në një shkrim në profilin e tij në Facebook ka theksuar se Presidenti dhe Kryeministri në detyrë duhet të thirrin një tryezë të përbashkët të liderve politikë dhe të dalin me një qëndrim konsensul për heqjen e taksës.

“Dje, State Departmenti i Shtetit Amerikan, ndër të tjera përsëri u bëri thirrje liderëve të ulen dhe të vendosin për heqjen e tarifes, duke përmendur faktin shtesë që tani më ajo është pengesë dhe duke vonuar hyrjen e furnizimeve të nevojshme në Kosovë, edhe duke penguar bashkëpunimin rajonal kundër COVID-19” thuhet në reagimin e Kryziut në Facebook .

Postimi i plotë:

Ne si qytetarë edhe si politikanë, ka vite që jemi duke kërkuar rol aktiv të SHBA-ve në dialogun me Serbinë.

Sot, do të ishte mirë që Presidenti ose Kryeministri në detyrë, të ftojë një tryezë të përbashkët të liderëve politik dhe të dalin me një qendrim konsensual për heqjen e tarifës, plotësisht.

Dje, State Departmenti i Shtetit Amerikan, ndër të tjera përsëri u bëri thirrje liderëve të ulen dhe të vendosin për heqjen e tarifes, duke përmendur faktin shtesë që tani më ajo është pengesë dhe duke vonuar hyrjen e furnizimeve të nevojshme në Kosovë, edhe duke penguar bashkëpunimin rajonal kundër COVID-19.