Natasha Tomaniq

Kryeziu-Hyseni: I digjet dyqani nënkryetares, asnjë reagim ndërkombëtar

Pas djegies së lokalit të nënkryetares së Zveçanit, Natasha Tomaniq, ka reaguar edhe kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme e Kuvendit të Kosovës, deputetja Arbëreshë Kryeziu-Hyseni e cila gjithashtu shpreh shqetësim, që për këtë ngjarje nuk ka pas asnjë reagim nga bashkësia ndërkombëtare.

“Dyqani i Natasha Tomaniq është djegur dje. Ajo është nënkryetare e komunës së Zveçanit – një serbe kosovare me poste publike. Beogradi duket se nuk shqetësohet, prandaj as komuniteti ndërkombëtar. A është kështu @USAmbKosovo @GermanAmbKOS @EUAmbKS @Olivier_Guerot?”, shkruan ajo në platformën X.

Një ditë më parë, persona të panjohur kanë djegur lokalin e nënkryetarja e Zveçanit, Natasha Tomaniq.

BONUS VIDEO| Limaj: Kuvendi cirk me njerëz të padijshëm – Koalicioni me AAK-në derë e hapur për qytetarët