Kryeziu e dënon ndërprerjen e fjalimit të kryeministrit Hoti: Nuk paraqet vlera demokratike

Kreu i KDI’së, Ismet Kryeziu i ka dënuar sjelljet e aktivisteve të PSD’së, të cilat sot në shenjë proteste hodhën letra në drejtim të kryeministrit Avdullah Hoti, teska ai po mbante një fjalim.

Kryeziu përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, tha sjellja e aktivisteve në takimin e organizuar nga instituti që ai drejton, nuk paraqet vlera demokratike.

“Perkundrazi tregon varferine e kreativitit politik qe ka perfshire subjekte te caktuara politike, ne rastin e sotem PSD’ne.”, tha ai.

Postimi i plotë i Kryeziut:

Sjellja dhe arroganca e aktivisteve partiak per te penguar takimin e shoqerise civile me kryeministrin, nuk paraqet vlere demokratike. Perkundrazi tregon varferine e kreativitit politik qe ka perfshire subjekte te caktuara politike, ne rastin e sotem PSD’ne.