Kryetarja e trupit gjykues i lexon akuzat kryesore që rëndojnë mbi Mlladiqin, avokatët e tij mungojnë

Ka nisur në Gjykatën Pendale Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara në Hagë seanca gjyqësore ndaj kriminelit serb, Ratko Mlladiq, të cilit pritet që sot t’i konfirmohet dënimi me burgim të përjetshëm.

Mlladiq u pyet nëse mund ta ndjek seancën në një gjuhë që ai e kupton, ndërsa kryetarja e trupit gjykues, Prisca Matimba Nyambe, e cila u paraqit përmes video-lidhjes, kujtoi se aktakuza e parë kundër Mlladiqit ishte ngritur në vitin 1995, se ai ishte në arrati për 16 vjet dhe se kishin kaluar më shumë se dhjetë vjet që nga arrestimi i tij. Ajo më pas foli për akuzat kryesore që rëndojnë mbi kriminelin serb, raporton Gazeta Express

Në sallën e gjyqit është vetëm një gjyqtar nga Dhoma Gjyqësore.

Ekipi mbrojtës i Ratko Mlladiqit nuk ndodhet në sallën e gjyqit. Avokati Dragan Ivetiq nuk mund të merrte pjesë në seancë për arsye shëndetësore. Dhoma e Apelit lejoi këshilltarin ligjor të Mbrojtjes, Peti-Louise Bagott, të merrte pjesë në këtë seancë