Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka zhvilluar takime me banorët e dy lokaliteteve, Lloqan dhe Rastavicë, në kuadër të aktiviteteve të tij me qytetarët.
Ramosaj ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe besimin që i kanë dhënë punës së tij, duke shprehur mirënjohje të veçantë edhe për kandidatët për Asamble nga këto dy vendbanime, Rifat Stojkaj nga Lloqani dhe Egzonita Selmonaj nga Rastavica.
Ai ka theksuar se do të vazhdojë bashkëpunimin me banorët e komunës për të avancuar projektet dhe nevojat e tyre.







