Kryetari që nuk pushon

Ai është një nga njerëzit që a ka mbajtur LDK-në prezente në anamoravë.

Sokol Haliti i Vitisë vlerësohet si kryetar që komunikon me qytetarët, derë më derë e shtëpi me shtëpi.

Këtë e ka bërë edhe kur e ka fituar mandatin e dytë.

Vitinasit nuk e dinë se kur kryetari i tyre ka shkuar në pushim.

“Dita ime e perditshme është në punë me angazhime që nga ora 7 e mëngjesit deri në mbrëmje vonë tash e
gjashtë vite njëjtë. Shumë pak për këto vite e kam shfrytëzuar pushimin vjetor për shkak të
angazhimeve në punë. Për fat kam pas mirkuptim dhe përkrahje nga familja. Paraditen zakonisht në zyrë
me takime zyrtare, pasditen dalje në terren, vizita vendpunishteve dhe aktivitete tjera varesisht nga
natyra e punës”, ka thënë Haliti në intervistën profil për Ballkani.info.

I lindur me 08.08.1969, Haliti thotë se ka pasur fëmijëri të mirë.

“Kryesisht,babain në gurbet që nga viti lindjes. Ai ka qenë gjenerata e parë e gurbetgjinjve në Zvicër.
Në vitin 89 jam burgos në vitin e parë të studimeve në Universitet në demostratat e asaj kohe”, ka
thënë Haliti.


Kryetari i Vitisë është i martuar dhe ka katër fëmijë. Dy djem dhe dy vajza derisa bashkëshortja që dy dekada është profesoreshë në shkollën e mesme profesionale në Viti.

“Kemi studiuar bashkë dhe jetojm në periferi të Vitisë një jetë modeste”, thotë Haliti.
Kryetarit të Vitisë i pëlqen futbolli të cilin e ka praktiluar dikur. Këngëtarja më e mirë shqiptare
sipas tij është Nexhmie Pagarusha, derisa vlerëson Rita Orën e Dua Lipën.

Kryetari i Vitisë nëse do të kishte rastin do të donte të sfidohej duke e udhëhequr Prishtinën që
sipas tij ka shumë probleme. Është fans i Manqesterit dhe i pëlqen edhe Sabri Fejzullahu. /Ballkani.info