KDI

“Kryetari në vizitë zyrtare, Kuvendi s’mban asnjë seancë”

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mos-mbajtjen e asnjë seance në Kuvend, pasi që kryetari Glauk Konjufca, është në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në monitorimin e punës së Kuvendit që bën KDI-ja ka thënë se janë miratuar dhjetëra projektligje në komisione.

“Kuvendi nuk mbajti asnjë seancë këtë javë, ndërsa komisionet miratuan dhjetëra Projektligje të cilat pritet të shqyrtohen në seancat e radhës”, është thënë nga ky institut.

Tutje, nga KDI-ja janë bërë të ditura edhe mbledhjet e komisioneve që janë mbajtur gjatë javës.

“Komisioni për Ekonomi organizoi një dëgjim publik për projektligjin për burimet e ripërtërishme të energjisë dhe një dëgjim mbikëqyrës lidhur me zbatimin e Ligjit për tregti me jashtë”.