Kryetari i “Xhebrailave”: Kemi dëshmorë e familje të shuara komplet, presim kërkim falje nga Llapi

Kryetari i tifo-grupit “Xhebrailat”, Korab Elshani ka reaguar në lidhje me postimin e skuadrës së Llapit.

Nëpërmjet një prononcimi për GazetaBlic Sport, Elshani ka thënë se Suahreka ka një histori të lavdishme, me viktima e masakra nga agresori serb dhe ky postim është për të ardhur keq.

Jam tepër i mllefosur për këtë nuk po mundem të besoj për atë shkrim, sepse është për të ardhur keq.  Jam shumë i zhgënjyer me atë postim. Historia flet për Suharekën, ne kemi dëshmorë, kemi patriotë, kemi familje që janë të shuara komplet, masakra e Berishëve e shumë viktima tjera nga agresori serb”, tha fillimisht ai.

Kujtojmë që Llapi bëri një postim aspak të pranueshëm pas përfundimit të pjesës së parë, duke shkruar “Nuk po e dimë se a jemi në Suharekë apo në Serbi”, gjë që nxiti reagim të madh.

Ai më pas tha se kërkon që nga kryesia e Llapit që të kërkojnë falje dhe kjo është më e pakta që ata duhet  të bëjnë.

Kërkoj nga kryesia Llapit një kërkim falje publike, ajo është më e pakta që duhet të bëhet ndaj nesh sepse ky postim është për turp” përfundoi Elshani.