Kryetari i Suharekës: Respektoni gratë, përkujdesen edhe për ëmbëlsirat krahas angazhimeve tjera

Kryetari i Komunës së Suharekës ka patur një përshëndetje të veçantë për të gjitha gratë.

Ai këtë përshëndetje e pati në respekt të punës në shtëpitë e tyre, krahas angazhimeve të shumta të tjera të cilat kanë.

Muharremaj tha se ëmbëlsirat për familjet sonte e kanë dizajnin e fundit, para se të shijohen nesër nga miqtë dhe mysafirët në festën e Bajramit.

Ai porositi që angazhimi i gjysheve, nënave dhe grave të respektohet gjithmonë.

Postimi i plotë:

Sonte e kam një pershendetje të veçantë për të gjitha gratë.

Në respekt të punës në shtëpitë e tyre, krahas angazhimeve tjera.

Ëmbëlsirat për familjet sonte e kanë dizajnin e fundit, para se të shijohen nesër për miqtë dhe musafirët në Festen e Bajramit.

Andaj këtë përkushtim të gjysheve, nënave, dhe grave respektojeni gjithmonë.