Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj ka dal në vendin e ngjarjes ku ndodhi aksidenti nga i cili vdiqën tre përsona.
Ai tha se pasi është njoftuar për aksidentin e rëndë mbi Duhël, menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes.
” 3 të vdekur dhe 2 janë të lënduar, (të vdekurit janë 2 nga Prishtina dhe 1 nga Lipjani), janë të dhënat që i morra nga policia, dhe po presim prokurorin që të vazhdohet me procedura” ka thënë Muharremaj.
“Familjarëve ju shprehim ngushllime dhe të lënduarve shërim sa më të shpejt” shtoi i pari i Suharekës. /Ballkani.info









