Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve: Deputetët e Kosovës do të gjykohen si ish-diktatori Çaushesku

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka thënë se Kuvendi i Kosovës në seancën e djeshme vërtetoi se punëtorët e sektorët privat, trajtohen si skllevër.

Sipas Azemit, mos miratimi i ligjit për rimëkëmbje ekonomike është vrasje direkte për ekonominë e Kosovës e në veçanti për punëtorët e sektorit privat.

Tutje, ai ka thënë se deputetët do i gjykoj historia për këto veprime, ashtu siç u gjykua ish-diktatori rumun Nikolai Çaushesku.

“Shumë shpejt do vijë koha që historia do ju gjykoj për veprimet e juaja, ashtu siç u gjykua Nikolae Qaushefski, as ai nuk ka bere kurrgjë më shumë se atë që po e bëni ju sot”, ka thënë Azemi.

Çaushesku ishte rrëzuar nga pushteti në vitin 1989 pas disa demonstratave që çuan në revolucion. Ai ishte gjykuar shpejt dhe ishte dënuar me vdekje.

Komunikata e plotë:

Edhe Parlamenti i Kosovës vërtetoi se Sindikata patë të drejt kur para 4 vitesh tha, se punëtorët e sektorit privat trajtohen si skllevër.

Dje në seancë plenare të Kuvendit të Kosovës, shumë deputetë folën për gjendjen e rëndë të punëtorëve të sektorit privat të Kosovës, bile u shprehen ashtu si u shpreh Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës para 4 vitesh, se punëtorët e këtij sektori po trajtohen si skllevër. Që do te thotë se edhe vetë shteti pranoi se në mbrojtjen e te drejtave të punëtorëve jo që nuk investuan por për kundër ishin akter të barabartë me pronarët në diskriminimin e jetës së punëtorëve. Tani pushtetarët dolën hapur treguan pafytyrësinë e tyre që po i bëjnë me decenie ndaj kësaj kategorie të shtypur që po lufton për mbijetesë. Përpos deputetëve të parlamentit edhe Ministri i Punës e tha se s’po mund t’ia dalin me përmirësimin e kushteve të këtyre punëtorëve.

Atëherë shtrohet pyetja, pse rrinë në atë kolltukë kurë nuk kanë rezultate?!, e përgjigjja do te ju shkonte , për ti thithur benificionet e mira të shtetit.

Sa merr një deputet në muaj ne nuk marrim për një (1) vit.

Këta deputet në njërën anë të vajtojnë e në anën tjetër të vrasin.

A nuk është vrasje mos miratimi i ligjit për rimëkëmbje ekonomike, vrasje direkt për ekonominë e Kosovës e në veçanti për punëtorët e sektorit privat.

Shumë shpejt do vijë koha që historia do ju gjykoj për veprimet e juaja, ashtu siç u gjykua Nikolae Qaushefski, as ai nuk ka ber kurrgjë më shumë se atë që po e bëni ju sot