Fitim Havolli

Kryetari i Sindikatës së Infermierëve: Kemi kërkuar që paga jonë bazë të na bëhet 700 euro

Anëtari i kryesisë së Sindikatës së Infermierëve Fitim Havolli, tha se kjo kategori e punëtorëve shëndetësorë ka kërkuar që me Ligjin e ri paga bazë e tyre të jetë 700 euro.

Havolli në Edicionin Special në Klan Kosova tha se me rritjen aktuale të paagave që pritet të bëhet për këtë kategori nuk ndalet migrimi i punëtorëve shëndetësorë.

“Realisht me koeficientin e vjetër e kemi kërkuar që të jetë 3.2 e cila e ka vlerën 249, tani e kemi 129 si vlerë. Por, në takim ne kemi kërkuar që nëse mjekëve specialistë ju rriten pagat prej 100 për qind e jona të rritet 70 për qind. Nesë p.sh mjekëve specialistë ju rritet rroga 1 mijë euro neve të na bëhet 700 paga bazë”.

“Mund të ketë rritje por është një rritje e cila nuk e nuk e ndal migrimin. Definitivisht është demotivues dhe fundja është një shpresë e humbur. Sepse më kujtohet që në zgjedhjet e kaluara duke qenë edhe pjesë e organizimit të sistemit të brendshëm shëndetësor duke komunikuar përditë me ta”.

“Gjithmonë e kam parë si vullnet për ta votuar këtë qeveri nga punëtorët shëndetësorë dhe tani po del që është krejtësisht e kundërta dhe janë tejet të zhgënjyer”.