Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve paralajmëron Qeverinë: Asgjë s’ka ndodhë çka pritet të ndodhë nëse nuk hapemi pas 4 ditësh

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi ka folur rreth efektit negativ që pandemia Covid-19 i ka sjell bizneseve kosovare, më konkretisht sektorit të gastronomisë.

Kllokoqi ka potencuar se së bashku kryetarin e Odës së Hotelierëve të Kosovës dhe kryesinë e Shoqatës kanë zgjedhur rrugën e bashkëpunimin me institucionet, me shpresën se edhe 4 ditë do të dalin nga kjo krizë.

Ai shprehet i shqetësuar duke thënë se “Asgjë s’ka ndodhë çka pritet të ndodhë në qoftëse nuk e hapim verën”.

“Plazhet mërgata do t’i bëj në Kroaci, Mal të Zi, Shqipëri, etj. Dasmat në Shëngjin e Kuks. Nejat dhe klubet do t’i orientojmë në Durrës e Dhërmi. Infuzionin tonë kryesor do ta humbim: R E M I T E N C Ë N”, ka thënë Kllokoqi, përcjell Insajderi.

Reagimi i plotë i Kllokoqit:

Që 400 ditë tu e ngritë zanin e gastronomëve për padrejtësi, që një muaj tu punu me e gjetë zgjidhjen për t’ardhmen që do t’na gjejë këtë vit… Asgjë s’ka ndodhë çka pritet të ndodhë në qoftëse nuk e hapim verën!

Plazhet mërgata do t’i bëj në Kroaci, Mal të Zi, Shqipëri, etj. Dasmat në Shëngjin e Kuks. Nejat dhe klubet do t’i orientojmë në Durrës e Dhërmi. Infuzionin tonë kryesor do ta humbim: R E M I T E N C Ë N.

Në mes të protestës, fyerjes, penalizimit, ne po e zgjedhim bashkëpunimin dhe konsultimin.

Si kryetar i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, ftova për të na u bashkuar në kërkesat tona, kryetarin e Odës së Hotelierëve të Kosovës, Hysen Sogojeven, dhe kryesinë e Shoqatës. Të bashkuar për me çu përpara dhe mbrojt interesat e përbashkëta.

Krejt bashkë drejtuar Qeverisë, që së bashku të dalim nga kjo krizë që padrejtësisht më së shumti na dëmtoi dhe vazhdon të na dëmtojë ne.

Urojmë që këto 4 ditë do të gjejmë një rrugë të përbashkët me Qeverinë e Kosovës për të dalë nga kriza, në të kundërtën virusin e “parandaloni”, veç në fundvit mos vajtoni për zbrazjen e vendit nga rinia, sikur ikja e dikurshme nga stacionët e autobusëve!