Kryetari i shoqatës hebreje takohet me komandantin e FSK-së, flasin për pastrimin e varrezave dhe rekrutimin e komunitetit hebre

Sot, kryetari i Shoqatës kosovaro-izraelite, Bet Israel Kosova, Ruzhdi Shkodra me bashkëpunëtorët e  tij zhvilloj takim  me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Temë diskutimi ishte bashkëpunimi tradicional disavjeçar midis FSK-së dhe komunitetit hebre në Kosovë për pastrimin e varrezave hebreje në Prishtinë, Novobërdë dhe në lokacionet tjera të Kosovës, ku ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmën.

“U dakorduam që në bibliotekën e FSK-së të vendoset një kënd i caktuar me  libra që shpalosinë historinë dhe kulturën hebreje. Gjithashtu Gjenerallejtënant Rama u shpreh i hapur që mirëpret pjestarët e rinjë të komunitetit hebre të jenë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftim. /Ballkani.info/