Kreu i Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri, ka dalë me një reagim në profilin e tij në Facebook duke iu drejtuar analistëve që sipas Gurit “po vallëzojnë me këngën e pushtetit” dhe po e akuzojnë Lumir Abdixhikun për opozitë të dobët

Guri ka listuar ato që sipas tij janë sukseset e Abdixhikut që kur e ka marrë partinë, duke përmendur numrin e komunave që ka fituar LDK në lokale, rikthimin e kryeqytetit.

Siç shkruan Guri, Abdixhiku është i vetmi që flet për të ardhmen dhe që ka program për të .

Reagimi i plotë:

 Për analistët që po vallëzojnë me këngën e pushtetit – duke akuzu Lumirin për opozitë të dobët.

Lumiri në opozitë:

1. Merr partinë me 12% – fiton 9 komuna 170’000 vota, 210 asambleistë, pas vetëm 6 muajve;

2. Rikthen kryeqytetin, pas 8 viteve;

3. Hapi partinë për ekspertë e rini;

4. Politikani me më së shumti prezencë në terren – me më së shumti takime me qytetarë në Kosovë e në rajon; i vetmi që po bashkëbisedon me qytetarë për hallet e problemet e tyre;

5. Shpall programin qeverisës 1 vit para zgjedhjeve;

6. Program i punuar nga ekstertët më të njohur të vendit;

7. Konsolidon partinë dhe strukturat me 35,000 pjesëmarrës, në procesin e brendshëm zgjedhor;

8. Akuzat e turpshme nga pushteti dhe satelitët e pushtetit i transformon në mesazhe uniteti për të ardhmen.

9. Është politikani i vetëm në Kosovë që flet për të ardhmen, e ka projekte konkrete për të;

Ndoshta po mendoni që po dukeni të pavarur, mirëpo akuzat i keni të njëjta me pushtetin, rrjedhimisht çdo ditë po e vërtetoni atë që po e thotë Lumiri!