Kryetari i ri i PD-së në Lezhë urohet nga rivali socialist
Kryetari i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës u zgjedh Zef Gjoka.
Ai ka marrë njëurim edhe nga kundërshtari i tij politik veç urimeve të shumta nga simpatizantët.
Kryetari i Partisë Socialiste në Lezhë, Eduard Ndreca e ka uruar kreun e ri të demokratëve për garën e fituar, duke thënë se politikanët e kanë për detyrë përcjelljen e vlerave dhe respektimin e normave njerëzore në garat që bëjnë mes tyre.
Mesazhi i Ndrecës:
Uroj Z. Zef Gjoka per zgjedhjen e tij si kryetar i Partise Demokratike te Bashkise Lezhe. Respekte per Z. Paulin Marku, per frymen e mirkuptimit nderpartiak qe percolli ne vitet qe ishte ne krye te PD-se Lezhe.
Drejtojme forca te kunderta politike dhe misioni i secilit prej nesh eshte te fitoje forca politike qe drejton, ama gjate gares politike e ne fund te saj, cilido qofte rezultati per secilen force, ne nuk duhet te harrojme se jemi banore te nje qyteti e kalimi i limiteve njerzore nuk na ben me te forte.
Detyra jone eshte te percjellim vlera e te respektojme normat njerzore ne garat qe bejme mes nesh e kete ta reflektojme ne çdo nivel partie e kudo tjeter.