Kryetari i qytetit kroat që u godit nga tërmeti kërkon ndihmë: Kjo është sikur Hiroshima

Kryetari i qytetit kroat Petrinja, Darinko Dumbovic ka thënë se gjysma e qytetit është shkatërruar nga tërmeti dhe na duhet ndihmë e menjëhershme, shkruan agjencia e lajmeve kroate N1.

“Po nxjerrim njerëz nga veturat, kemi të lënduar dhe të vdekur. Dëgjova se një çerdhe është shkatërruar, por pa fëmijë në të”, tha Dumbovic.

Ai ka thënë se duhet ndërhyrja e ushtrisë dhe zjarrëfiksëve.

“Kushdo që mund të vijë në Petrinja na duhen tani, veçanërisht ushtria dhe zjarrëfikësit” ka thënë ai.

“Qyteti im është i shkatërruar. Kemi fëmijë të vdekur, nuk mund të përshkruhet. Kjo është sikur Hiroshima” , ka shtuar kryetari i Petrinjes.