Liqeni i Badocit

Kryetari i Prishtinës njofton: Bie vlera e manganit në ujë, së shpejti e përdorim për pije

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për një bisedë që ka pasur me kryeshefin e Ujësjellësit, Arsim Fetahun.

Ai ka bërë të ditur se uji së shpejti do të mund të përdoret për pije.

Sipas Ramës, vlera e manganit në ujë ka rënë.

“Sapo bisedova në telefon me Kryeshefin Ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arsim Fetahun, i cili më informoi se cilësia e ujit është përmirësuar dukshëm dhe brenda pak ditësh do të mund ta përdorim për pije”, ka shkruar Rama.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Sapo bisedova në telefon me Kryeshefin Ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arsim Fetahun, i cili më informoi se cilësia e ujit është përmirësuar dukshëm dhe brenda pak ditësh do të mund ta përdorim për pije.

Ju lutem të keni edhe pak durim, ndonëse e kuptoj shqetësimin që ju keni, sepse z.Fetahu më siguroi që shpejt mund ta konsumojmë ujin sepse tashmë nivelet e manganit në të janë ulur dhe vetëm duhet zbatuar disa procedura të nevojshme që më pas ta përdorim ujin lirshëm për pije.