Kryetari i Preshevës provokon Kurtin dhe rrethin e tij, publikon foto me deputetin e pakënaqur të Vetëvendosjes

Kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi i cili ka pasur “përplasje” me kryeministrin Kurti dhe akterë tjerë të qeverisë, ka publikuar një foto në Facebook me deputetit Eman Rrahmani, i cili se fundmi ka shprehur pakënaqësitë e tij në raport me vendimin e qeverisë për mos ekzekutimin e pagave në të mësimdhënësve përgjatë për muajin shtator.

“Me vëllaun” ka shkruar Arifaj sipër fotos me deputetin Rrahmani.

Deputeti Eman Rrahmani ka dalur kundër edhe ndaj projekt Kodit-Civil i cili parasheh bashkëjetesë të martesave të gjinisë së njëjte.