Kryetari i pavarur i Hani Elezit i vetmi që i realizoi të gjitha premtimet, çka thonë qytetarët

I ka realizuar pothuajse të gjitha premtimet që i dha gjatë fushatës.

E është i vetmi kryetar që u ka qëndruar pas fjalëve që ka thënë.

Rufki Suma, sipas një raporti të institutit GAP për komunat po del të jetë kryetari më i suksesshëm sa i përket realizimit të zotimeve të tij.

E ai thotë se një gjë të tillë e ka obligim, pasi besimi i qytetarëve duhet shpërblyer.

“Ka qenë kërkesë e qytetarëve, u kam thanë që cka do që kërkohet prej meje do të jem në shërbimin e qytetarëve, cka do që kërkohet prej meje dmth ta japim, atë, sepse ne duhet ta shohim veten se jemi shërbëtor, dmth jemi në shërbim të qytetarëve.”, Refki Suma, Kryetar i Komunës së Hani Elezit.

Ai tutje shton që ka realizuar mbi 50% të projekteve ani pse nuk i ka premtuar.

 “Lirisht mund të themi që më tepër që 50-60% të projekteve që nuk janë përmend gjatë debatev televizive, por në fakt janë realizu.”

E projektet që i ka realizuar janë të shumta.

http://video.gjirafa.com/kryetari-ndryshe-nga-te-tjeret-i-realizoi-premtimet

 “Për secilën shkollë fillore po bëhen sallet e sporteve, edhe në fshatra e kem rregullu ndriqimin publik, kem vendos kamera të siguris jo vetëm në zonat urbane po edhe në zonat rurale.”

E mirënjohës për realizimin e këtyre projekteve shprëhën edhe në shkollën ku është investuar.

 “Shkolla ka pas shumë nevoj për këtë fush tash që është, investimi ma i mirë i kryetarit, e falemnderojm nga zemra se e ka ba ni punë shumë të mirë”, Driton Koraqi, Profesor i Edukatës Fizike.

Edhe qytetarët nuk i kursyen fjalët e mira për Kryetarin.

 “Kryetar ma të mirë nuk gjendet tërë Kosovën”, Zelqif Dernjani, Banor

 “Sot në Han të Elezit kemi një jetë ndryshe nga ajo që e kem pas ma herët,  kemi një infrastruktur jashtëzakonisht të mirë, kemi ndriqimin e rrugëve, jo vetëm në qytet po në të gjitha lokalitetet tjera.”, Elham Daci, Banor

 “Ma të mirë ska, ku me gjet ma t’mirë, ky i ka punët pa hile”

Rufki Suma, si kandidat i pavarur është i zgjedhur për te tretën herë Kryetar i komunës së Hani Elezit.