Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës jep lajmin e madh: Aprovohet ilaçi që trajton koronavirusin

Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi e ka dhënë një lajm të mirë në luftën kundër koronavirusit. Ai ka bërë të ditur se është rekomanduar për aprovim bari i parë për trajtimin e COVID -19.

“Agjencia Europiane e Barnave – EMA ka pranuar rekomandimin nga komisioni shkencor CHMP i Agjencisë per aprovim të barit të parë për trajtimin e sëmundjes COVID – 19 të shkaktuar nga coronavirusi SARS CoV 2. Ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë botën, sidomos në ditët e fundit kur po shënohen rekorde të rasteve të reja të të infektuarve në tërë globin”, ka bërë të ditur Jakupi, transmeton Ballkani.info.

Sipas tij, me këtë rast secili shtet duhet që të fillojë të bëjë planet konkrete për furnizimin me produktin e sapo aprovuar dhe të vendos parametrat e saktë për indikacionet dhe trajtimet për pacientët duke u bazuar në karakteristikat e barit dhe rekomandimet e dhëna në bazë ëe aprovimit.

“Shpresojmë që ky të jetë vetëm fillimi dhe se shpejt të kemi edhe barna të tjera të aprovuara si edhe vaksinën në mënyrë që si te ne në Kosovë, por edhe në tërë globin të ulet tërë ky presion i ngulfatjes së kapaciteteve shëndetësore shtetërore, sfidimit të profesionistëve shëndetësore, uljes së rasteve me fatalitet por edhe kthimit të përgjithshëm në normalitet”, ka thënë Jakupi, por nuk e ka përmendur emrin e ilaçit. /Ballkani.info/