Kryetari i Odës Ekonomike ngre alarmin: Institucionet kanë dështuar të na ndihmojnë, ky është vit i mbijetesës

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se institucionet kanë dështuar ndihmojnë ekonominë, teksa ka kërkuar veprim të shpejtë për menaxhimin e pandemisë.

Në një konferencë për media, aai ka thënë se presin nga Qeveria që të marrin veprime të bazuara në të dhëna dhe analiza të thella.

“Presim nga qeveria, parlamenti dhe institucionet tjera veprime të bazuara në të dhëna dhe analiza të thella. Presim të ketë veprime edhe të parlamentit për menaxhimin e situatës. Qeveria dhe parlamenti kanë bërë minimalisht për t’u dalë në ballë sfidave të krijuara nga pandemia. Rrezikojmë të mbyllim mijëra biznese dhe vende pune”, është shprehur Rukiqi në konferencën e jashtëzakonshme.

“Asnjë biznes nuk e ka kapacitetin e vet që ta përballojë këtë për një kohë më të gjatë, të jemi të sinqertë fundin e këtij muaji”, tha ai tutje.

Tutje, asi ka shtuar se pakoja emergjente nuk ka adresuar asnjë emergjencë dhe se ky është vit i mbijetesës,

“”Pakoja emergjente” që nuk arriti të adresojë asnjë emergjencë duhet të implementohet pa vonesë. Për bizneset dhe punëtorët është pak e rëndësishme se kush duhet të marrë vendim. Sektori privat e pret përkrahjen e dorës së shtetit. Shteti ka dështuar ta ofrojë këtë përkrahje. Ky vit do të jetë i vështirë dhe nuk do të jetë i rritjes për asnjë biznes. Ky është vit i mbijetesës. Për herë të parë nga paslufta duhet bërë ndryshim, rritje të efikasiteti, zvogëlim të shpenzimeve. Nuk mund të mbijetohet me të hyrat që i presim nga vizitat e diasporës”, tha ai, përcjell Gazeta Metro.

Kujtojmë se Qeveria Hoti dje ka vendosur rikthimin e disa masave, duke përfshirë këtu edhe kufizimin e punës së gastronomisë.

Ndryshe, numri i personave të infektuar në Kosovë ka kaluar mbi 3 mijë, kurse mbi 600 raste aktive janë vetëm në Prishtinë.

Ndërsa deri sot janë shënuar 75 viktima.